Barclona po bën çdo gjë për të arritur në parametrat e duhur të “fair play”-t financiar të vendosur nga La Liga. Hapi i radhës që është ndërmarrë nga klubi katalanas është ai i mbylljes së televizionit të tyre pas 24 viteve transmetim.
Barça TV nuk do të jetë më në funksion duke nisur që nga 1 korriku. Një vendim që do të lërë të papunë plot 120 punonjës. Barça TV ka gjeneruar humbje prej 13 milionë eurosh në vit në pesë vitet e fundit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/