Barcelona kursen yjet, por rekordi nuk preket

Barcelona kryesoi dy herë sot në Vigo, me gola nga Dembele dhe Pako Alkaser, por Jago Aspak i dha Seltës një barazim të merituar 2-2, ndaj një rivali me shumë ndryshime në formacion dhe që luajti me 10 lojtarë për shumë minuta.

Më në fund Ernesto Valverde e kuptoi se Mesi me shokë nuk mund të luajnë pa fund dhe e uli yllin argjentinas në stol, ashtu si Suarez.

Për pasojë, Barça nuk pati ritmin e zakonshëm në sulm, ndërsa mbrojtja vuajti shumë, edhe pse Selta nuk përfitoi fillimisht. Në minutën e 36-të Dembele shënoi golin e tij të parë në kampionat, por Ota barazoi në fund të pjesës së parë. Alkaser riktheu Barcelonën përpara pas një ore lojë, por Roberto doli me karton të kuq për një faull ndaj Aspas dhe vetë sulmuesi i Seltës siguroi pikën për skuadrën e tij, me golin e 20-të sezonal.

Gjithsesi, Barcelona mbetet e pathyeshme dhe rekordi vazhdon në La Liga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *