Barcelona duket se është futur në merkato dhe për portën. Portieri i dytë i katalunasve Jasper Cilesen do të largohet nga “Camp Now”, pasi është i lodhur duke qenë zëvendësuesi i Mark Ter Shtegen. Holandezi ka informuar klubin se dëshiron të largohet.
Drejtuesit e Barcelonës janë futur menjëherë në merkato dhe kanë piketuar emrat e parë që dëshirojnë të afrojnë si konkurrent të gjermanit. Merkatoja e Barcelonës mund të përfundojë në Angli te skuadra e Liverpulit. Afrimi i Alisonit ka bërë që Karius të dalë si portieri i dytë, ndërsa numri 3 i portës do të jetë, Simon Minjolet.
Ekipi spanjoll pëlqen portierin e tretë të Liverpulit dhe duke parë situatën e tij, anglezët do ta lënë të lirë për pak para. Barcelona do të shfrytëzojë mundësinë dhe të afrojë në Spanjë portierin belg. Ky i fundit do të ishte i hapur për një kalim te gjigantët spanjollë.