Barcelona e do me çdo kusht në skuadër, përgjigja e kampionit të Europës mban pezull merkaton e katalanasve

Barcelona nuk ka hequr dorë nga Nico Williams-i. Katalanasit e duan me çdo kusht në skuadër kampionin e Europës. Lojtari 23-vjeçar shkëlqeu me Spanjën në EURO 2024, duke tërhequr vëmendje të madhe me aftësitë e tij dribluese në krahë. Fabrizio Romano raporton se drejtuesit e klubit spanjoll kanë përparësi absolute vetëm transferimin e lojtarit të Athletic Bilbaos. Për këtë arsye Barcelona ka lënë pezull merkaton dhe po pret përgjigjen e Williams-it.

Klubi ka nisur kontaktet edhe me Dani Olmon, por asnjë lëvizje nuk do të kryhet deri në momentin që do të marrin një përgjigje përfundimtare nga futbollisti i Kombëtares së Spanjës. Së bashku me Yamal-in, do të ndërtonin një dyshe të frikshme për çdo kundërshtar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/