Barcelona befasohet nga Kopenhageni, ekipi danez është duke e dërguar në “play off”

Pjesa e parë e lojës mes Barcelonës dhe Kopenhagenit nuk ka shkuar ashtu siç pritej në kampin katalanas. Ekipi i drejtuar nga Hansi Fliku është duke humbur me rezultatin minimal 0-1. Dodason tundi rrjetën që në minutën e 4-t të takimit, duke shtangur kështu vendasit.

Barcelona ka marrë frenat e lojës në dorë, por pa mundur të gjejë dot rrugën e rrjetës. Me këtë rezultat katalanasit mbeten jashtë 8 më të mirave të Ligës së Kampionëve, çka i dërgon ata në fazën “play off”./Sport Ekspres/