Lionel Mesi duket i vendosur në qendrimin e tij për t’u larguar nga Barcelona dhe këtë po e tregon nga dita në ditë me veprimet e tij. Nëse dikur një ndarje mes tyre as që imagjinohej, sot situata flet ndryshe. Madje marrëdhënia mes yllit argjentinas dhe klubit katalanas po kthehet në një luftë.
6 herë fituesi i Topit të Artë kërkoi takim me Bartomeun, por ky i fundit refuzoi të negocionte. Kjo ka bërë që kapiteni i blaugranave të rebelohet. Mesi ka njoftuar klubin se nuk do të paraqitet ditën e nesërme për të kryer testet për Covid-19.
Kjo nënkupton gjithasthu se sulmuesi argjentinas nuk do të bashkohet me Barcelonën në stërvitje për fillimin e sezonit të ri, pasi për të bërë një gjë të tillë nevojiten rezultatet e tamponëve. Mesi tregon këshut se nuk ka kthim pas dhe se rruga e vetme që ai sheh është larg Barçës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/