Ndeshja mes Feronikelit dhe Ballkanit ka përfunduar në paqe. Vendasit e udhëhequr nga Klodian Duro kanë gjetur rrugën e rrjetës shumë shpejt falë një goli të shënuar nga Maliqi. Por atëherë kur dukej se Feronikeli do të shijonte 3 pikët, është Krasniqi ai që prish festën. Një gol në frymën e fundit, në minutën e 95 të takmit, i jep 1 pikë skuadrës së Munishit.
Megjithatë Duro ka ndalur kështu kryesuesit, teksa Ballkani është ekipi që udhëheq kampionatin në Kosovë në këto 11 ndeshje të luajtura. Mirlind Daku këtë herë nuk ka përshëndetur rrjetën siç ka bërë në çdo ndeshje ku është aktivizuar, duke mos i rritur shifrat e frikshme që ka vendosur në këtë sezon të ri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/