Baloteli: Milani një mister i madh. Ëndërroj të kthehem tek Italia

Mario Baloteli u largua nga Italia si i padëshiruar, një fëmijë që nuk do të rritet kurrë, një barrë për çdo klub. Në Francë është pjekur, te Nica pak nga pak ka gjetur veten dhe tashmë synon të kthehet në një klub të madh, pasi në moshën 27-vjeçare është gati të bëjë futbollistin dhe jo më “djalin e keq”, që luan kur ka dëshirë.

Në një intervistë të gjatë për La Gazzetta dello Sport, sulmuesi i njohur flet për të gjitha, nga e ardhmja e tij, tek klubet e shkuara: “Jam mirë te Nica, por objektivi është të kthehem në një klub të madh, për të fituar diçka të rëndësishme. Kam folur me drejtuesit e Interit dhe u thashë që do të kthehesha me gjithë qejf, por ishte sa për gallatë. Milani? As që bëhet fjalë, nuk dua të kemi më shumë përgjegjësi se ç’duhet mbi vete, edhe herën e fundit ishin krijuar pritshmëri të tepruara rreth meje. Megjithatë, e dini për cilat ngjyra më rreh zemra”.

Mançester Siti ka qenë një ndër klubet e së shkuarës: “Është skuadra ku kam ndjerë më mirë, pa dyshim. Atje ka qenë sezoni im më i bukur dhe pastaj është një ambient unik, do kthehesha edhe falas”.

Milani “Më vjen keq që gjërat nuk po ecin mbarë. Edhe te Nica pronarët janë kinezë, por njihen mirë, ndërsa te Milani është gjithçka një mister i madh. Desha të shkoj t’i takoj okëtët në Milanelo dhe po më prisnin, por Fasone më tha që skuadra është në grumbullim dhe nuk është momenti për ta trazuar”.

Kombëtarja italiane: “Më ngrihen nervat kur kujtoj Itali-Suedi. Nuk mund të eliminohesh kur ke në skuadër Belotin, Imobilen dhe Insinjen, për të mos folur për veteranët. Suedezët e shumta kishin dy lojtarë të nivelit tonë. Ëndrra ime është të kthehem me kombëtaren italiane, i detyrohem babait tim, që ishte tifozi im i parë. Përveç kësaj, kur luaj për Italinë kam gjithnjë ndjenja të veçanta dhe jam gjithmonë më shumë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *