Baloteli, goli kushtuar Astorit dhe racizmi në sfond

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Miqësorja mes Italisë e Arabisë Saudite ishte e veçantë për Roberto Mançinin, i cili debutonte në stolin “axurr”. Ishte e veçantë edhe për Mario Balotelin, i cili u kthye në kombëtare pas një mungese të gjatë dhe shënoi një gol nga ata që vetëm ai di t’i shënojë.

Pas ndeshjes SuperMario kishte një dedikim të veçantë për ish-kapitenin fatkeq të Fiorentinës, Davide Astorin: “E di që është vone dhe je atje… Por jam i bindur se atje lart po e shihje ndeshjen përkrah babait tim. Ky gol, edhe pse nuk ka ndonjë vlerë, të kushtohet ty Davide”.

Në Instagram Baloteli ka pasur një mesazh edhe për një grup tifozësh, që me idiotësinë e zakonshme nuk kanë shijuar ndeshjen, por janë shpalosur një mesazh në tribunë: “Kapiteni im e ka gjakun italian”.

Përgjigja e sulmuesit, që mund të jetë kapiten i Italisë në të ardhmen, nuk ka vonuar: “Jemi në 2018 djema, mjaft! Zgjohuni, ju lutem!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *