Pas suksesit të madh me Ilir Dajen, i cili udhëhoqi Ballkanin drejt një periudhe të jashtëzakonshme, klubi nga Suhareka ka vendosur të vazhdojë me një trajner shqiptar të Superiores, duke i besuar stolin Orges Shehit, një emër i njohur në futbollin shqiptar.
Orges Shehi, një trajner me përvojë dhe një karrierë të pasur si futbollist, është njohur për sukseset që ka arritur me ekipet që ka drejtuar. Për Ballkanin, emërimi i Shehit është një hap i mirë për të mbajtur linjën e suksesit që ka karakterizuar ekipin në vitet e fundit. Pas një periudhe të shkëlqyer nën drejtimin e Ilir Dajes, i cili e çoi klubin drejt titujve të shumtë dhe sukseseve të tjera në kompeticionet kombëtare dhe ndërkombëtare, klubi ka vendosur që të ruajë filozofinë e tij të ndërtuar me trajnerë shqiptarë. Ky është një sinjal i fortë që Ballkani do të vazhdojë të investojë dhe besojë tek trajnerët e Superiores, duke synuar më shumë trofe dhe histori. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/