Tirana ka zhvilluar sot miqësoren e dytë të kësaj faze përgatitore. Pas humbjes me Dukagjinin, bardheblutë kanë pësuar një tjetër humbje, këtë herë ndaj Ballkanit. Kryeqytetasit janë mposhtur me shifrat 3-1 nga ekipi i drejtuar nga Ilir Daja.
Golat për kampionët e Kosovës janë shënuar nga Veton Tusha, Albion Rrahmani dhe Albin Berishës. Rezultatet në miqësore nuk jané ato që priten për Tiranën, por përforcimet e bëra në këtë merkato japin shpresë për paraqitje pozitive të bardhebluve në turet kualifikuese të Ligës së Konferencës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/