Skuadra përfaqësuese e Shqipërisë vijon përgatitjet e saj në “Tropical” në prag të ndeshjes së ditës së hënë në “Elbasan Arena” me Norvegjinë, në orën 19.00. Sot para gazetarëve ka dalë edhe Bekim Balaj, i cili rikthehet pas një periudhe të gjatë në kombëtare, pasi dëmtimet e kanë penguar të luajë rregullisht. Tashmë trajneri Panuçi kërkon ta shohë në veprim dhe Balaj është i lumtur që është rikthyer, pak rëndësi ka sa minuta luan.
“Është një mungesë relativisht e gjatë, kjo edhe për shkak të dëmtimit. Rikthimi në kombëtare është vlerësim dhe kënaqësi për mua. Kam rikuperuar dëmtimin dhe tani po gjej formën më të mirë, ndaj jam gati të jap kontributin tim në fushë. Nuk ka rëndësi sa luaj, ato janë zgjedhje taktike të trajnerit. Unë jam i gatshëm të jap më të mirën, për sa kohë më jepet mundësia. Konkurrenca gjithmonë ka qenë e lartë, ndoshta është dhe pozicioni. Jam munduar të bëj më të mirën dhe e rëndësishme është që kam qenë pjesë dhe kam dhënë kontributin tim. Besoj se ardhjet e reja i bëjnë mirë kombëtares, pasi rritet konkurrenca”, u shpreh Balaj.
Ahmat Grozni shpreson gjithashtu që Balaj të kthehet në nivel të lartë: ““Kam kontratë aty, pasi kam pasur dhe dëmtimin. Momentalisht ndjehem mirë dhe uroj ta lë pas atë periudhë të vështirë. Kampionati sapo ka rinisur dhe kam luajtur titullar, ndaj shpresoj të vazhdoj kështu”, tha Balaj.