Mbrëmjen e sotme Bekim Balaj pritej të ishte në majën e sulmit, por trajneri Panuçi kishte vendosur Rei Manajn në vendin e tij. Shkodrani foli pas sfidës, duke thënë se humbja që kuqezinjtë morën, ishte një humbje që nuk ka justifikim.
NISJA NGA STOLI – “Dëshira ishte e madhe të nisja nga fillimi duke parë rëndësinë e ndeshjes dhe që luaja në Shkodër, por trajneri kishte vendosur diçka tjetër. Gjatë gjithë javës nuk dihej formacioni. Deri në fund ka qenë Dëshira për të luajtur ishte e madhe, por është trajneri që vendos.
NDESHJA – “Është ndeshje futbolli, kemi bërë gabimet tona dhe këto gabime ndikuan në rezultat. Pësuam një gol të shpejtë dhe dalja me të kuqe vështirësoi çdo gjë. Penalltia më pas ndikoi akoma më shumë dhe nuk e di a ishte penallti. U bë çdo gjë e vështirë për ta kthyer rezultatin”.
KARTONI I KUQ – “Në stol u përjetua keq, sidomos kartoni i kuq, pasi nuk e kuptuam çfarë ndodhi. Një ndeshje në rrethana të tilla u bë e vështirë. Rezultati i tillë nuk ka justifikim, pasi kemi humbur 4-0 në shtëpi”.
HUMBJA – “Pavarësisht si shkoi loja dhe kartonit të kuq apo penalltisë, kjo humbje nuk ka justifikim. Duhet të reagonim, të gjenim forca dhe të mos dorëzoheshim”.