Balaj erdhi te Vllaznia, në Shkodër kuptuan se duhet të punojnë për të gjetur Bekimin

Bekim Balaj erdhi në Shkodër dhe optimizmi u rrit. Nuk ishte pak të marrësh në gjirin e ekipit sulmuesin e Kombëtares dhe figurën simbolike të Shkodrës.

Por shpejt u kuptua se futbolli nuk luhet me emra, por me formën aktuale. Te Vllaznia e kuptuan shpejt se duhet të punojnë për të fituar Bekimin, për momentin kanë vetëm Balajn.

Mirel Josa kërkoi që ky lojtar të furnizohej sa më shumë me krosime të sakta dhe pasim të fundit, ndryshe do të jetë gjithmonë i izoluar në zonë dhe i padëmshëm. Shokët e ekipit duhet të vrapojnë më shumë për të ndaluar mbrojtjen rivale të avancojë, Balaj nuk e ka më energjinë e dikurshme. Të ulësh Kainan në këto momente në stol është mëkat për sa kohë Bekimi nuk është fituar ende. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online