Elis Bakaj duket se është bërë që tani lider për skuadrën bjelloruse, Shaktjor Soligorsk, pasi edhe sonte, në sfidën e luajtur në Bjellorusi, përballë ekipit uellsian Konah’s QN, gjeti rrugën e rrjetës, me penallti në pjesën e parë.
Më pas, në pjesën e dytë, vendësit shënuan edhe një tjetër gol, edhe pse biletën për në turin e dytë të Europa League e prenë thuajse që në sfidën e vajtjes, me fitoren 3-1 në Uells.
Për Bakaj është goli i dytë ndaj ekipit uellsian në Europa League dhe i treti në total, duke përfshirë edhe atë të shënuar në kampionat.