Alijev ka nisur të shënojë, Guri po ashtu, por Elis Bakaj mbetet golashënuesi i Kukësit.
Edhe pse nuk është sulmues i parë, Bakaj arriti të realizonte një supergol në ndeshjen e djeshme ndaj Teutës, ndërsa pas saj u shpreh: “Nuk ishte një ndeshje aspak e lehtë. Teuta ka një skuadër mjaft të organizuar dhe me mjaft cilësi. Ishte një trepikësh shumë i vlefshëm për ne”.
Gola me shumicë në Kukës: “Nëse ekipi do të ecë, edhe ne sulmuesit do të shënojmë. Arritëm të shënonim katër herë dhe e rëndësishme është që ekipi po fiton. Kemi ende punë për të bërë. Në këtë pikë ku jemi kanë shumë rëndësi pikët e marra”.
Ylli i Kukësit ka edhe një dedikim: “Golin ia dedikoj familjes time”.