Nedim Bajrami po fiton pak nga pak vendin e titullarit te Sasuolo. Futbollisti shqiptar pritet të jetë në fushë nga minuta e parë kundër Napolit mbrëmjen e sotme. Trajneri i Sasuolos ka pranuar dje në konferencën për shtyp se Bajrami mund të jetë zëvendësuesi i Berardit të dëmtuar. Pavarësisht se ky i fundit luan në rolin e sulmuesit të krahut, Dionisi shprehet se lojtari shqiptar mund të përshtatet në një pozicion të tillë.
“Ka cilësi të ndryshme, e ka luajtur mirë rolin. Bajrami mund të jetë zëvendës i Berardit nëse nuk është Berardi… Duhet të stërvitemi sot, të vlerësojmë sot dhe nesër”, ka thënë Dionisi./Sport Ekspres/