“Bajrami është emri i parë që kërkova të qendronte“, trajneri I Empolit e konsideron të pashitshëm: Ai di të bëjë gjithçka

Nedim Bajrami është një emër që pëlqehet së tepërmi nga Fiorentina. Por kartoni i lojtarit shqiptar duket i vështirë për tu blerë nga vjollcët. Paolo Zaneti e konsideron “fantazistin“ 22-vjeçar si një pikë kyçe të projektit të tij dhe ka vënë veton për qendrimin e tij. Trajneri i ri i Empolit ka zbuluar për “La Gazzetta dello Sport“ se Bajrami është emri i parë që i kërkoi klubit të mbante këtë merkato.

“Dikush në veçanti që kam dashur ta stërvis? Po, Bajramin. Është emri i parë që përmenda në bisedën me drejtorin, duke i kërkuar që ta mbajë. E kam konsideruar gjithmonë shumë të rrezikshëm, çdo ditë shoh potencialin e tij. Ai di të bëjë gjithçka: ndërtim, asistime, gola dhe në zona të ndryshme të fushës. Por Empoli ka shumë lojtarë interesantë, si Viti”, ka thënë Paolo Zaneti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online