“Bajrami do na japi një dorë për Skudeton tonë”, presidenti i Empolit i mbyll derën klubeve: Nuk e shesim

Nedim Bajrami është një nga talented që ka lulëzuar në Itali sezonin e shkuar. Empoli siguroi ngjitjen në elitë duke u renditur i pari në Serie B dhe këtu një meritë të madhe ka edhe futbollisti shqitpar. Paraqitjet e fantazistit 22-vjeçar ka bërë që në drejtim të tj të vijnë intereseme nga Serie A, ku shpesh janë lakuar në media emrat e Sampdorias dhe të Sasuolos.

Megjithatë përgjigjen përfundimtare rreth të ardhmes së Bajramit e jep vetë presidenti i Empolit. Fabricio Korsi është i mbyll derën klubeve që dëshirojnë shërbimet e Bajramit dhe të Riçit, teksa shprehet se janë lojtarë që do ndihmojnë Empolin në arritjen e objektivit për të qendruar në Serie A sezonin e ardhshëm.

“Bajramin dhe Riçin do i mbajmë. Nuk i shesim të rinjtë tanë, ,mund të na japin një dorë për Skudeton tonë, mbijetesën në Serie A”, ka thënë ndër të tjera Fabricio Korsi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *