“Bajrami do ketë karriere të madhe”, presidenti i thur elozhe lojtarit shqiptar: Bëri spektakël të pastër në golin e parë  

Fabricio Korsi, presidenti i Empolit, ka dhënë një prononcim për “Radio Kiss Kiss”, ku i thur elozhe futbollistit që Kombëtarja shqiptare e pret me padurim. Kreu i skuadrës italiane është i bindur se Nedim Bajramin e pret një karrierë e shkëlqyer përpara, ndërsa aksioni për të dhënë asistin në golin e parë sipas tij është një skpektakël i pastër që flet qartë për aftësitë e fantazistit.

“Bajrami? Sipas mendimit tim ai do të ketë një karrierë të madhe, vrapimi 50 metra që bëri për golin e parë është spektakël i pastër. Shumë keq për rezultatin, ne ishim shumë të zhgënjyer. Patëm një ndeshje të shkëlqyer kundër Lacios, por u penalizuam nga disa episode. Goli i dytë, për shembull, ishte i parregullt. Por unë nuk jam këtu për të argumentuar, këto gjëra nuk na përkasin neve“, ka deklaruar Fabricio Korsi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *