Bajerni arriti të fitojë në shifrat 8-2 ndaj Barcelonës në “Champions League” duke prekur gjysmëfinalen. Triumf ky tërësisht “i ekzagjeruar” ndaj katalanasve, duke e tronditur ekipin spanjoll, me lëkundjet që vazhdojnë të ndihen dhe kjo histori nuk do të harrohet lehtë.
Së fundmi raportohet se presidenti i Barcelonës, Bartomeu, ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit. Pas një mbledhje që bëri me bordin drejtues ka pasur edhe një komunikim me një gazetar spanjoll për t’i komunikuar vendimin: “Setien u largua”. Askush nuk kishte dyshime për këtë konkluzion, por e thënë nga ana e presidentit i vendoset edhe vula. Gjithashtu në të ardhmen pritet që të diskutohet edhe për një cikël të ri të Barcelonës, për të larguar gardën e vjetër dhe për t’i besuar të rinjëve. /Sport Ekspres/