Dy gola në pjesën e parë, sukses 2-0 pa sforcim në Mainc dhe Bajerni vijon i qetë rrugën drejt titullit, që mund të arrihet në kohë rekord. Megjithatë, në Mainc nuk ishte ndonjë ndeshje mbresëlënëse, edhe pse Riberi e Hames siguruan fitoren që në pjesën e parë. Supergol Hames, por shumë raste, tepër, për Maincin, gjatë gjithë ndeshjes, ndaj trajneri Hajnkes ishte shumë nervoz.
Vendin e dytë në renditje, me 18 pikë më pak, e merr Leverkuzeni. Vetëm 0-0 në Frajburg, por në këto kohëra Frajburgun nuk e mund dot askush. Titullar, si zakonisht Amir Abrashi, një digë në mesin e fushës.
Festë për Milot Rashicën, pasi talenti i Kosovës debutoi në formacion dhe Verderi fitoi 2-1 me përmbysje spektakolare në Gelsenkirshen, kundër Shalkes. Konoplianka shënoi në fillim për Shalken, ndërsa doli pas 56 minutash në fushë.
Në minuytën e 78-të kthesa: karton i kuq Shalke dhe gol Kruze, ndërsa në minutat shtesë Junuzoviç siguroi fitoren e artë për Verderin, që largohet ndjeshëm nga zona e rënies direkte.