Bajerni e kërkon në skuadër, talenti shqiptar i mban me shpresa: Ëndërr të luaj me Bajernin e Mynihut

Brajan Gruda është një nga lojtarët më të lakuar në merkaton e verës. Pas sezonit të shkuar, ku shkëlqeu me paraqitjet e tij, tashmë sytë e drejtuesëve të disa prej klubeve më të mëdha në Gjermani janë kthyer drejt tij. Bajerni i Mynihut është një prej ekipeve të interesuara për shërbimet e Grudës.

I pyetur nga “Bild”=i.Ky i fundit ka pranuar hapur se Bajerni është një ëndërr për të, duke mbajtur me shpresa bavarezët për një transferim të mundshëm.  “Absolutisht. Çdo futbollist ëndërron që fëmijë që të luajë për Bajernin”, ka pranuar hapur Brajan Gruda. Për talentin shqiptar kanë folur me fjalë të mëdha edhe disa lojtarë të Bajernit, si Tomas Myleri dhe Leroi Zane./Halit Delibashi-Sport Ekspres/