Tifozët ultras të Dinamo Zagrebit, të njohur me emrin “Bad Blue Boys” kanë ndërmarrë protesta ditën e sotme kundrejt klubit. Grupimi i tifozëve kroatë janë grumbulluar pranë stadiumit “Maksimir” në orën 6 të pasdites së sotme dhe arsyeja janë vëllezërit Mamiç.
Zoran Mamiç është kthyer sërish në krye të drejtimit të skuadrës së Dinamos së Zagrebit. Ky vendim i klubit kroat ka nxitur edhe zemërimin e ultrasve “Bad Blue Boys“. Zoran Mamiç, së bashku me vëllain e tij Zdravko, janë dënuar më parë për marrjen e 100 milionë kunave nga klubi dhe kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me 16 milionë.
Një gjë e tillë nuk është pranuar nga tifozët e zjarrtë të skuadrës më të suksesshme të futbollit kroat, duke u takuar me krerët e klubit për të kërkuar largimin e vëllezërve Mamiç nga radhët e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/