Legia e Varshavës mati forcat me Dinamon e Zagrebit në turin e tretë të Champions League, në një takim që u mbyll në barazim 1-1 dhe ku protagonist rezultoi edhe Ernest Muçi. Por beteja e vërtët po zhvillohej jashtë stadiumit. Madje nisi që një ditë më parë. Tifozët e Legias njihen për huliganizmin e tyre, por këtë herë kanë rënë pre e sulmeve të ultrasve të Dinamos së Zagrebit.
Grupimi “Bad Blue Boys” kanë marshuar si një ushtri me sende të forta në duar drejt bareve ku po qendronin huliganët polakë. Më pas të dyja tifozeritë janë përleshur me njëra-tjetrën, duke treguar kështu anën tjetër të futbollit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Bad Blue Boys (Dinamo Zagreb) looking for Legia Warsaw fans.pic.twitter.com/cmMBN58Yb1
— Sam Street (@samstreetwrites) August 3, 2021
https://twitter.com/HooligansTV_eu/status/1422652565129469953