Cristian Shpendi ka shpërthyer me tre gola në vetëm shtatë minuta te Cesenza. Futbollisti shqiptar po vazhdon me super formën dhe shkëlqeu në përballjen kundër Potenderas, atje ku ishte ylli i takimit.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Shpendi kishte edhe një dedikim për të bërë. “Këto gola shkojnë për babain tim dhe gjithë familjen”, tha Cristian. Vetëm pak ditë më parë, babai i Shpendit u dënua me 3 vite pezullim në Itali, ku nuk i lejohet që të shkojë në asnjë stadium. E gjitha kjo për shkak të grushtit që babai i Cristian i dha portierit kundërshtar për arsyen se i kishte dëmtuar djalin në fushën e blertë. /Sport Ekspres/