“Aziatiku dhe Pirati”! Media prestigjoze në Spanjë ngre figurën e sulmuesit shqiptar: Pa Vedat Muriqin nuk do të kishte mbijetim…

Vedat Muriqi ka kaluar një sezon fantastik te Mallorca. Golat e shënuar me këtë skuadër i ka dhënë jo pak jehonë në Spanjë këtij lojtari. Së fundmi është media “Marca” që e konsideron Muriqin dhe lojtarin tjetër të Mallorca, Li Kang In, si arsyeja kryesore se pse kjo skuadër ka mbijetuar në elitën.

“Pa futbollistë si aziatiku ’19’ ose një vrasës që të siguronte një shifër golash, siç është rasti me ‘Piratin’, misioni për të shpëtuar do të kishte qenë shumë më i vështirë. Me 40 pikë, synimi për të mbajtur klubin në elitë është në rrugën e duhur. Dhe pjesërisht falë dyshes së krijuar nga këta dy futbollistë, të cilët që nga dita e parë i futën tifozët ‘në xhepin’ e tyre”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *