Axhenda/ “Abissnet Superiore“ do të luhet në tre ditë, java e dytë mbyllet me sfidën Partizani-Laçi

Java e dytë e sezonit 2022/23 e “Abissnet Superiore“-s do të nisë të shtunën dhe do të luhet e ndarë në tre ditë. Më 27 gusht do të luhen dy ndeshjet e para, Teuta-Bylis dhe Kastrioti-Erzeni, të cilat do të luhen paralelisht në orën 17:00. Ndërkaq, të dielën do të zhvillohen dy përballje të tjera mjaft interesante.

Egnatia pret kampionët në fuqi, Tiranën, në Rrogozhinë në orën 17:00, ndërsa në orën 19:30 në “Loro Boriçi”do të zërë vend derbi i veriut mes Vllaznisë dhe Kukësit. Java e dytë e “Abissnet Superiore”-s mbyllet mbrëmjen e së hënës, kur në orën 19:30 do të zbresin në fushë Partizani dhe Laçi, që do të masin forcat më njëri-tjetrin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Java e dytë e “Abissnet Superiore”-s:

E shtunë, 27 gusht

17:00 Teuta – Bylis

17:00 Kastrioti – Erzeni

E dielë, 28 gusht

17:00 Egnatia – Tirana

19:30 Vllaznia – Kukësi

E hënë, 29 gusht

19:30 Partizani – Laçi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *