Avokati Kanxheri ka siguri: Skënderbeu fiton çështjen e trukimit, dikush akuzoi edhe Manchester Junajtid

Skënderbeu është ende duke vuajtur atë masë që u dha nga CAS për dënimin e ekipit me 10 vite largim nga Europa. Një vendim që lë shenja të mëdha te kjo skuadër, pasi lojtarët kanë një motiv më pak se të tjerët për të fituar, por sigurisht që bën diferencën.

I ftuar në “Ora Sport” ishte edhe avokati Erion Kanxheri. Sipas këtij të fundit gjasat janë të mëdha që çështja të fitohet në Gjykatën Federale të Zvicrës atje ku është bërë apelimi dhe pritet një përgjigje. Si një shembull krahasimi për një akuzë të pabazuar në prova ka sjellë edhe atë të para pak javëve, ku një person u hapur se Ferguson ka manipuluar ndeshjen me Juventusin përpara shumë vitesh për një orë “Rolex”.

“Nëse më pyet si tifoz them se Skënderbeu i ka shanset më të mira. Nëse më pyet si avokat i ka shanset akoma dhe më të mira. Si tifoz shikon atë emocionon që merr në ndeshje. Si avokat unë shikoj ato gjërat e tjera. Për sa dijmë deri tani dhe nga ato që kanë dalë deri tani unë nuk shikoj se ky është trukimi. Para pak javësh, në një Gjykatë angleze, një dëshmitar i çua dhe tha se edhe Manchester United ka trukuar ndeshje.

Thuhet se Skënderbeu ka trukuar ndeshje me Sportingun e Lisbonës. Po sa shanse kishte që ta fitonte? Realisht, sportivisht shanset ishin shumë të vogla. Proceduralisht çështjen në Gjykatën  e ka fituar”, ka thënë Kanxheri. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online