Avion privat dhe shtëpi në qendër të Romës, Igli Tare kërkon të joshë një kampion

Igli Tare ka nisur seriozisht punën për të sjellë një kampion si David Silva në kryeqytetin italian. Spanjolli i dha fund marrëdhënies së tij me Manchester City-n, ku ishte një lojtar kyç, dhe kjo nuk mund të lihet pa u shfrytëzuar nga drejtori teknik i Lazios.

Bardhekaltrit kanë nevojë për emra të mëdhenj për t’u përballur me më të mirët e Europës në Champions League sezonin e ardhshëm dhe David Silva është profili i duhur. Por për të veshur me fanellën e Lazios një sulmues të tillë duhet shumë për ta joshur.

Këtë gjë e di mirë edhe Tare, që ka vendosur të mos kursehet në disa aspekte. Një shtëpi në qendër të Romës dhe një avion privat i janë vënë në dispozicion si një bonus spanjollit. Kështu ky i fundit ka mundësinë të shkurtojë distancën nga Spanja, ku ka edhe familjen e tij. Megjithatë mbetet për t’u parë nëse Igli Tare do ia dalë të marrë firmën e tij në kontratë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *