Aventura e fundit ishte e dështuar, Theophilus Solomon kthehet sërish në një ekip shqiptar

Theophilus Solomon u largua nga Partizani për të nisur një aventurë të re te Al Qadisa në Kuvajt, por asgjë nuk shkoi sipas pritshmërive të lojtarit. Sulmuesi ka vendosur që të rikthehet sërish me një ekip shqiptar, por këtë herë në Kosovë.

Gazetari Arlind Sadiku ka zbuluar se Ballkani ka mbyllur marrëveshjen me lojtarin nigerian. 25-vjeçari do të nënshkruajë kontratën e re dhe këtë herë nuk ka asnjë pengesë për shkakun se ishte “i lirë” dhe jo në kontratë me një tjetër skuadër. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *