“Avdijaj nuk erdhi si shqiptar”, menaxheri i lëvizjeve te Tirana: Kobina? Është diçka në Turqi

Hektor Çomo është bashkëpuntori i Tiranës me lëvizjet në merkato që vijnë kryesisht prej këtij menaxheri. I ftuar në emisionin “Pressing” që transmetohet në “ABC News”, Çomo është shprehur se Avdijaj nuk ka ardhur vetëm si shqiptar, por për shkakun e CV së pasur që ka.

“Avdijaj? Nuk besoj se u mor se është shqiptar. Ai ka të dhëna si lojtar. Ka një karrierë të mirë, me klube me emër. Në Zvicër, në Hungari, në Danimarkë. Meqë është shqiptar, është edhe më mirë. Merveille? Tirana do marrë pjesën e vet, kështu është bërë edhe kontrata”.

“Kam biseda të vazhdueshme me Arbin dhe presidentin. Po tentojmë për lojtarë shumë cilësorë. Cobbinah? Po shohim disa pista, është diçka në Turqi. Gjithsesi më duhet ta them se nuk ka asgjë zyrtare”