Austria shtang Gjermaninë, por lajmi është Nojer

Një shi i rrëmbyeshëm në Klagenfurt e vuri në pikëpyetje zhvillimin e sfidës miqësore mes Austrisë e Gjermanisë dhe trajneri Joakim Lëv ndoshta do kishte dashur të mos ishte luajtur fare, sepse Austria mundi kampionët në fuqi të botës për herë të parë që prej vitit 1986.

Pas dy orësh vonesë dhe tre inspektimesh të fushës, ndeshja u luajt dhe terreni ishte shumë i rënduar. Austria u përshtat më shpejt me kushtet e vështira, ndërsa Gjermania ndoshta u ruajt shumë nga dëmtimet, sepse i mungoi shpejtësia dhe rrjedhshmëria në lojën e vet, duke luajtur dobët në pjesën e dytë.

Lëv provoi lojtarët e stolit, duke përfshirë debutuesit Nils Petersen, por ky i fundit nuk është se bëri figurë të mirë, sepse nuk u kuptua me lojtarët e tjerë të sulmit.

Para ndeshjes vëmendja ishte te forma fizike e portierit Manuel Nojer, i cili ka luajtur shumë mirë në krahasim me pjesën tjetër të skuadrës, edhe pse pësoi dy golat e humbjes 2-1. Në këtë mënyrë, prania e tij në Kupën e Botës duket e sigurt.

Austri 2-1 Gjermani

Shënues: Hintereger 53′, Shöpf 69′ / Özil 11′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online