“Atyre u leh qeni shtrirë”, sarkazma epike e Osmanit për Braçen: Me futbollistët shqiptarë çfarë do bësh?

Tefik Osmani është një nga ata futbollistë që gjithnjë di si të tërheqë vëmendjen edhe jashtë fushe, teksa deklaratat e tij bëjnë gjithnjë xhiron e mediave. Këtë herë mbrojtësi i Tiranës ka zgjedhur të ironizojë zëvendëskryeministrin e Shqipërisë, Erion Braçe. Qeveria la mënjanë sportin shqiptar duke i përjashtuar kategorikisht nga lista e përfituesve nga paketa financiare, por ajo që e shqetëson Braçen nuk është ky fakt, pasi mendjen e ka te Juventusi. Në rrjetin e tij social ka shpërndarë edhe faqen e parë të “Tuttosport”, ku bëhet e ditur se bardhezinjtë synojnë të sakrifikojnë Pjaniç për të mbërritur te Arthur i Barcelonës.

Pikërisht kjo ka bërë që Osmani të reagojë dhe të sjellë në realitetin shqiptar zv. Kryeministrin e Shqipërisë me sarkazmën e tij. “Erion Braçe me futbollistët shqiptarë çfarë do bësh, se 99% e tyre janë të varfër? Pjaniç dhe Artur u leh qeni shtrirë”, shkruan në postimin e tij në rrjetin social “Instagram” mbrojtësi bardheblu, duke i kujtuar kështu Braçes se duhet të shqetësohet për lojtarët e vendit tonë e jo për ata të kampionateve elitare, që nuk u mungon asgjë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online