Mediat italiane e kanë kthyer së tepërmi vëmendjen nga Marash Kumbulla, mbrojtësi i ri që e bëri Romën të investonte një shifër të lartë për prapavijën. Megjithatë në ndeshjet e para duket se e gjithë shuma e paguar te Verona ia ka vlejtur, pasi u shpall te më të mirët e takimit në debutimin kundër Juventusit, ndërsa realizoi edhe golin e fitores ndaj Young Boys në “Europa League”. Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, ish-profesori ka zbuluar Marash Kumbullën për të treguar më tepër detaje prej tij.
“I edukuar dhe një djalë që donte të rritej. Këto dy aspekte kam dallur te Marashi në shkollë. Gjithmonë të jepte respekt dhe ishte shumë i vëmendshëm. Unë kam qenë si mësuesi i tij në vitin shkollor 2017-2018 në një shkollë private në perfierit të Veronës.
Marashi nuk mungoi asnjëherë dhe merrte trenin çdo ditë për të shkuar në destinacion, duke filluar më pas që të luajë për Primaverën dhe ekipin e parë të Veronës. Gjatë këtij udhëtimi ka takuar edhe të dashurën e tij aktuale, Gretën. E ka takuar në shkollë dhe të dy i kaluan provimet me notën më të lartë. Mendoj se të dy e kanë mendjen për të mbërritur në një qytet shumë të madh pas një fare kohe. Një përqafim për ta”. /Sport Ekspres/