Atsu gjendet në rrënoja me vështirësi në frymëmarrje dhe i dëmtuar rëndë, por trajnerit të Sivaspor i ndërruan jetë 15 njerëz të familjes nga tërmeti

Një situatë kaotike ka ardhur nga Turqia pas tërmetit shkatërrues. Shumë u fol për humbjen e ish-sulmuesit të Chelsea dhe Neëcastle, Atsu, që është pjesë e Hatayaspor. Lojtari banonte në katin e 9 të një ndërtese të shembur nga tërmeti.

Sipas disa burimeve ende të pakonfirmuara zyrtarisht në mediat e huaja, futbollisti u gjet i gjallë nën rrënoja. Ai kishte probleme të mëdha me frymëmarrjen dhe kishte lëndime të mëdha në këmbën e djathtë, duke u dërguar menjëherë në spital.

Por ende nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë variant. Nga krahu tjetër, ndihmës trajneri i Sivasporit, Tenbeloglu, ka humbur 15 pjesëtarët të familjes së tij që ndërruan jetë nga dy tërmetet e rëna në Turqi. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *