“Ato që i kemi humbur, i kemi humbur vetë”! Portieri i Tiranës i sinqertë: Vetëm Vllaznia na dominoi në Superiore, prapë nuk u mposhtëm

Portieri i Tiranës, Bekaj, ishte i ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Gardiani i bardhebluve ishte i sinqertë teksa u shpreh se vetëm Vllaznia e dominoi Tiranën me lojë në këtë kampionat, por sërish ekipi kryeqytetas nuk u mposht. Sa i përket takimeve të tjera, gabimet kanë ardhur për shkakun e neglizhencës. “Çdo kampionat i ka vështirësitë e veta, por meritat i ka stafi teknik dhe drejtues, për lojtarët e afruar.

Çelësi i suksesit është atmosfera në ekip që solli edhe suksesin. Vetëm Vllaznia na ka dominuar me lojë, por nuk u mposhtëm. Çfarë kemi humbur, e kemi humbur vetë. Kemi ekip shumë të mirë, kur kemi dashur të luajmë, ia kemi dalë të fitojmë. Nuk mund të them se nuk ka pasur konkurrencë, por Tirana e ka bërë diferencën”, tha Bekaj. /Elio Hajdari-Spot Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *