Atletiko Madridi gati të paguajë klauzolën, Suso në udhëkryq!

Milani rrezikon seriozisht që të humbasë Suson. Spajolli ka një klauzolë prej 38 mln eurosh dhe Atletiko Madridit, ashtu si shkruan “As”, duket e vendosur që të paguajë atë shifër në arkat kuqezi. “Colchoneros” e kanë seriozisht dhe Simeone duket se ka vendosur pikërisht për asin e Milanit, sidomos nëse Grizman do të largohet. Por, në anën tjetër, Gatuzo, trajneri kuqezi, ka shprehur në më shumë se një rast se Suso është tepër i rëndësishëm për skuadrën e Milanit dhe sidomos për planet e të ardhmes.

Me Suson, Milani do të bënte një plusvlerë të rëndësishme, duke qenë se ai mbërriti në Milanelo në janar të vitit 2015 me parametra zero nga Liverpuli. Futbollisti, në më shumë se një rast ka thënë se do të donte të qëndronte kuqezi, por përpara mundësisë për të luajtur me Atletikon në Champions mund të zgjedhë këtë opsion. Milani pret, ndërkohë, përgjigjen e vetë Susos, që duhet të ndajë gjërat dhe të thotë se çfarë dëshiron, në mënyrë që të planifikohet merkato edhe për një zëvendësues. Në rast largimi, alternativa duket se do të jetë Kajehon i Napolit, për të cilin duhen 25-28 mln euro për t’ia marrë Napolit.

Por, jo vetëm Suso mund të largohet, por edhe Andre Silva, diskutimi për të cilin është shumë ndryshe: portugezi, i paguar gjatë verës 38 mln euro, ka disa oferta mbi tavolinë edhe mes tyre edhe Monako. Ndërkohë, Uolverhampton dhe Hadërsfilld janë futur në garë. Agjenti i tij, Mendesh, po përpiqet t’i gjejë një destinacion, sa më të mirë, por edhe një huazim nuk do të ishte keq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *