Kukësi i sezonit të kaluar ishte një histori që duhet harruar sa më shpejt që të jetë e mundur. Megjithatë verilindorët arritën që të mbijetonin në Superiore, pavarësisht shumë luhatjeve të tyre. Ndërkohë Gjilani ka zyrtarizuar dy pikat më të forta të verilindorëve. Nëpërmjet një njoftimi, klubi i Kosovës tregon se ka arritur marrëveshje për mbërritjen e përkohshme të Angjelo Tafas dhe Atdhe Rashitit.
“Sport Club Gjilani konfirmon ardhjet e përkohshme të futbollistëve Angjelo Tafas dhe Atdhe Rashiti nga radhët e Kukësit. Klubet kanë gjetur akordin për këtë marrëveshje dhe me këtë rast shprehim falenderimet më të sinqerta për bashkëpunimin e ofruar nga FK Kukësi”, shkruhet në reagim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/