Pas largimit të Etrit Berishës nga Atalanta, ekipi nga Bergamo mund të bëjë sërish dy lojtarë shqiptarë, ndërsa aktualisht është pjesë Berat Gjimshiti. Këtë herë bëhet fjalë për mesfushorin e Sionit, Bastien Toma.
Ky i fundit ka bërë xhiron e rrjeteve sociale në sezonin e shkuar, me dy pasime të magjishme që nxirrnin huq të gjithë lojtarët kundërshtarë, madje edhe kur pas topit qendronin 11 lojtarë. Që nga ai moment do të thirrej me epitetin “i magjishmi Toma”. Kontrata e këtij të fundit përfundon në verë me Sionin dhe ekipi zviceran nuk ka ndërmend që ta lëshojë falas një thesar të tillë.
Nga ana tjetër Atalanta ka treguar se lojtarë të tillë nuk i shpëtojnë, madje në këtë mënyrë po arrin edhe suksesin në “Champions League” dhe Seria A. Sa i përket Tomës, ka pasur ofertë edhe nga Shqipëria, por vazhdon të mbajë shiritin e kapitenit te Zvicra U-21. /Sport Ekspres/