“Atalanta ka ardhur tre herë në Belgjikë për mua”, Vojvoda konfirmon gjithçka: E kam arritur marrëveshjen

Mërgim Vojvoda me shumë mundësi do të jetë futbollisti më i ri i Atalantës. Mbojtësi shqiptar pritet t’i bashkohet Berat Gjimshitit në Bergamo, me ekipin që ka fituar respektin dhe simpatinë e të gjithëve në Itali. Në një prononcim për “Gazeta Olle”, vetë Vojvoda konfirmon se ka arritur marrëveshjen personale me Atalantën, ndërsa të hënën do të mësohet çdo gjë, pasi do të ketë takim mes klubeve.

“Drejtuesit e klubit kanë ardhur dy tri herë në Belgjikë për mua. Unë kam arritur marrëveshje me ta dhe tani pritet që edhe klubet të arrijnë marrëveshje mes tyre. Të hënën do të dihet gjithçka, pasi në këtë ditë është takimi final i klubeve. Janë edhe tri klube tjera të interesuara për mua, por deri më tani Atalanta është treguar më konkrete”, ka konfirmuar Mërgim Vojvoda./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *