Juventusi vijon të marshojë në krye të Serisë A, megjithëse për të arritur te titulli kampion janë edhe 6 ndeshje për t’u luajtur. Skudeto nuk është ende një kapitull i mbyllur për bardhezinjtë dhe këtë gjë e di mjaft mirë Sarri. Në konferencën për shtyp në prag të sfidës së nesërme kundër Sasuolos, trajneri i bardhezinjve shprehet se objektivi i tyre është 11 pikë në 6 takime. Sa i përket kundërshtarit që do të ketë përballë, Sarri nuk i kursen vlerësimet. Madje e sheh Sasuolon të ecë në gjurmët e Atalantas.
“Titulli nuk është një çështje e mbyllur, përkundrazi për ta arritur duhet ende të luftojmë dhe vuajmë. E dimë se është në dorën tonë. Me 11 pikë në 6 ndeshje do të arrinim objektivin. Nuk mendoj se ka ndonjë aq sipërfaqësor sa të mendojë si të marrë titullin. Në sport diçka e tillë nuk ekzoston.
Sasuolo? Është një ekip që ka marrë rruëgn e Atalantës. Kanë një plan afatgjatë dhe një trajner të nivelit të lartë, me rrezik ofensiv dhe driblim të pazakontë. Ata nuk hezitojnë kur përballen me skuadra të mëdha, por ne kemi të njëjtin entuziazëm dhe të njëjtën dëshirë”, ka thënë Sarri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/