Asnjë minutë për Thomas Strakoshën në miqësoren e fundit para Premier League, portieri shqiptar do të ketë sërish duel të ashpër

Pas problemeve me Pepe Reinën për vendin e portierit titullar te Lacio, Strakosha nuk do ta ketë rrugën të shtruar as te Brentford. Gardiani shqiptar do të largohej te ekipi i Premier League me parametra zero. Në miqësoren e djeshme, Brentford ka luajtur përballë Betis duke fituar me shifrat 1-0.

David Raya do të luante si titullar nga minuta e parë dhe nuk do të prekej te e fundit. Shumë më ndryshe nga miqësorja me dyer të mbyllura kundër Arsenal, atje ku ishte Strakosha që e nisi si titullar dhe do të largohej në minutën e 62. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *