E gjithë pritshmëria te Tirana ishte mbi Taulant Seferin në Europë. Sulmuesi zotëronte formën më të mirë, aq sa luajti me Shqipërinë në Ligën e Kombeve duke tundur rrjetën ndaj Islandës.
Por deri tani Europa është për t’u harruar. Tre ndeshje, tre humbje dhe asnjë gol i shënuar nga Seferi. Padyshim që statistikat flasin kundër tij.
Ndaj Zrinjskit në transfertë nuk do të jetë një testim final vetëm për Tiranën e Shehit, por edhe për vetë Seferin. Sulmuesi duhet të vendos kualifikimin e bardhebluve dhe të marrë rolin e heroit për të vazhduar me hapat e karrierës siç pretendohej në fundin e kampionatit që lamë pas. /Sport Ekspres/