Aventura e trajnerit të ri rë Bajernit të Mynihut, Julian Nagelsman, nuk po shkon aspak mirë në këtë parasezon. Ditën e sotme bavarezët u mposhtën me rezultatin 0-2 ndaj Monchengladbach. Kjo është humbja e dytë në tre ndeshjet e fundit për Bajernin, ku nuk ka arritur të fitojë asnjë prej tyre. Julian Nagelsman e pranoi se gjërat nuk po shkojnë aspak mirë dhe si person i pëlqen të fitojë gjithmonë dhe jo të kënaqet me humbjen.
“Shpresoja të fitoja një ndeshje. Më pëlqen të fitoj dhe jo të humb. Kjo nuk ndryshon si në ndeshjet përgatitore ashtu dhe në ato zyrtare”- deklaroi Nagelsman pas sfidës. Megjithatë vlen të theksohet se trajneri gjerman është duke provuar lojtarët e rinj dhe ata që kanë luajtur më pak në sezonin e kaluar. Bundesliga do të fillojë në 15 gusht, ku Bajerni do të përballet përsëri me Borussia Monchengladbach./Elio Hajdari-Sport Ekspres/