Asnjë çmenduri dhe shumë gola, Baloteli në historinë e Nicës

U deshën vite, por duket se Mario Baloteli është bërë burrë. Nuk ka më çmenduri, sjellje prej fëmije, ndonjëherë rrugaçëri, që ia ndalën një karrierë që pritej të ishte spektakolare.

Tashmë SuperMario ka rigjetur qetësinë në Francë, në Nicë, aty ku po shënon pa fund, duke vendosur edhe një rekord. Me dy golat e shënuar mbrëmë ndaj Lokomotivës së Moskës, Mario Baloteli është bërë shënuesi më i mirë i Nicës në shekullin e ri.

Rekordi mbahej nga Dario Cvitaniç, i cili mes 2012 e 2015 kishte shënuar 36 gola në 76 ndeshje.

Baloteli ka bërë edhe më mirë: 38 gola në 55 ndeshje, me 6 gola në 6 ndeshje në Europa League.

Rekordi absolut është shumë larg: Hoakin Vaje Benitez ka shënuar 131 gola për Nicën, nga 1937 deri në 1948. 11 vite, zor se Baloteli qëndron aq gjatë, sepse që në verë flitet për largim drejt një klubi më ambicioz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online