Asllani te Interi? Flet presidenti i Empolit: Nuk është mister që kemi lojtarë të lakmuar, do shesim disa elementë

Kristjan Asllani përflitet përherë e më shumë për një kalim të tijin te Interi. Vetë presidenti Corsi nuk e përjashton mundësinë e shitjes së tij, teksa në një intervistë për “La Nazione”-n ka thënë se klubi do të shesë me patjetër një ose dy elementë.

“Një ose dy elementë sigurisht që do të shiten, do të ketë po aq shtesa të ekipit të parë nga ekipet e të rinjve. Pastaj duhet kuptuar edhe se si do të evoluojë merkatoja. Nuk është mister që ka lojtarë të lakmuar në skuadër. Me të ardhurat mund të riinvestojmë për të ndërtuar një ekip konkurrues.

Sezoni i kaluar u mbyll me dhjetë huazime, shpresoj për diçka ndryshe. Po vlerësohet fjalimi në lidhje me stadiumin, shifra të rëndësishme, për momentin të frikshme. Është një investim në prona të paluajtshme që nuk është tamam puna jonë”, ka deklaruar Fabrizio Corsi./Halit Delibashi-Sport Eksores/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *