“Asllani është një djalë për të cilin do të flitet”, ish-futbollisti vlerëson mesfushën e Interit: Inzagi ka siguri

Lele Adani ka komentuar ndeshjen e fundit të Interit në kampionat, atë kundër Udinezes. Ish-lojtari italian ka folur në “Rai 2“, ku ka nënvijëzuar alternativat e shumta që ka në dispozicion Ingazi në repartin e mesfushës. Adani shton se Asllani është një djalë për të cilin do të flitet herët a vonë, ndërsa edhe titullarët janë të një niveli të lartë.

“E dimë forcën e Barelës dhe drejtimin e ri të Çalhanoglusë, i cili hyri në pjesën e dytë në vend të një Brozoviçi që ende nuk e ka gjetur formën e tij. Për mendimin tim ka edhe alternativa të mira, sepse Asllani është një djalë për të cilin gjithsesi do të flitet. Në mesfushë, Inzagi ka pasur gjithmonë siguri”, ka thënë Lele Adani./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online