Asllani dhe Asani në fushë nga minuta e parë, zbardhet 11-shja e Silvinjos kundër Polonisë

Shqipëria nis nesër në orën 20:45 rrugëtimin drejt Euro 2024. Koha e përgatitjes përfundoi dhe tani Silvinjo është gati për debutimin e tij në pankinën e kuqezinjve. Trajneri brazilian duket se e ka të qartë në kokën e tij 11-shen me të cilën do të sfidojë Poloninë në Varshavë.

“Supersport“-i ka publikuar formacionin e mundshëm të Shqipërisë. Porta nis me Tomas Strakoshën, i cili i ka marrë vendin e titullarit Etrit Berishës. Përpara tij në mbrojtje do të rreshtohen Hysaj në të majtë, Kumbulla dhe Mihaj në qendër, ndërsa Balliu plotëson katërshen në krahun e djathtë.

Sa i përket treshes së mesfushës, Silvinjo ka preferuar Asllanin, Ramadanin dhe Qazim Laçin. Ndërkohë, treshja e sulmit do të përbëhet nga Uzuni, Cikalleshi dhe Asani. Myrto Uzuni do të luajë në krahun e majtë të sulmit, ndërsa në të djathtën do të vendoset Jasir Asani, i cili do të bëjë edhe debutimin e tij me Kombëtaren shqiptare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Formacioni i Shqipërisë:

Strakosha – Hysaj, Kumbulla, Mihaj, Balliu – Asllani, Ramadani, Laçi – Uzuni, Cikalleshi, Asani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online