Antonio Busce ka dhënë së fundmi një intervistë për Gianluca Di Marzio-n, ku ka folur për xhevahirët që ka prodhuar Empoli. Trajneri i skuadrës Primavera të bluve nuk ka lënë pa përmendur as Kristjan Asllanin, talentin shqiptar që pas shkëlqimit në sezonin e parë në Serinë A arriti të siguronte një kontratë nga Interi. Busce tregon se Asllani dallohej që ishte nga një tjetër planet, pasi di të bëjë gjithçka që duhet në fushën e lojës.
“Asllani është një nga ata që shpërtheu me mua, por e shihje që atëherë se ishte nga një planet tjetër. Ai di të bëjë gjithçka: vendoset, vrapon, shënon. Me mua bënte lojën, bënte ekipin të lëvizte dhe prekte 100 topa për ndeshje”, ka thënë Antonio Busce./Sport Ekspres/